Piktura që u gjet e varur në kuzhinë kap vlerën 24 milionë euro
25 dhjetor 2019
| 11:07
Zbulimi i një pikture të shekullit 13 të artistit të famshëm Cimabue në kuzhinën e një gruaje në Francën veriore mahniti botën e artit dhe qeveria vendosi ta klasifikojë si një thesar kombëtar.
E gjetur në muajin shtator, piktura u shit në ankand një muaj më vonë për 24 milionë euro.
Vepra e artit, vetëm 20.3 cm e gjatë dhe 28.5 cm e gjerë, u vu re nga një drejtuese ankandi gjatë një vizite në banesën e një gruaje të moshuar pranë qytetit të Compiegnes.