Pikturat e Sejdi Kapllanajt, ekspozohen në Galerinë e Ministrisë së Kulturës
16 nëntor 2018
| 12:13
Më 20 nëntor 2018, në orën 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës bëhet hapja e ekspozitës “Peizazhet e Sejdi Kapllanaj”.
“Mesazhi i kësaj ekspozite është kryesisht një stinë vjeshte në të cilën ka histori përmbajtjesore të popullit shqiptar. Në shumicën e punimeve është trajtuar lisi, erërat dhe furtunat e ndryshme natyrore që rrahin lisin, e i cili megjithatë më fortësinë e tij qëndron i pa lëkundur. Në këtë kontekst, e gjithë ekspozita thjesht lidhet me furtunën e rrjedhave historike të popullit shqiptar”, është bërë me dije në njoftimin për media.
/Epoka e re/