![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/shkurt-3-3.jpg)
Pilotët e FSK-së përfunduan me sukses programin praktik të fluturimeve me helikopter
Në Bazën e Farkës të Forcave Ajrore të Shqipërisë, pilotët e Njësisë së Aviacionit të FSK-së, përfunduan me sukses të lartë programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter tip AB-206, me qëllim të ruajtjes së aftësive fluturuese individuale dhe operacionalitetit të njësisë sonë.
Ngritja e kapaciteteve ajrore e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, është nevojë për realizim të suksesshëm të operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale, si dhe atyre të përbashkëta në reagime për menaxhim krizash me forcat e Shqipërisë dhe forcat e vendeve tjera partnere rajonale mbi konceptin “Smart defense”.
Në kohën kur jemi në proces të ngritjes së kapaciteteve ajrore, ky program është shumë i rëndësishëm për rigjenerim të shkathtësive operacionale të pilotëve tanë.
Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për mbështetjen nga vëllezërit e motrat tona të Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë.