Pilotët e FSK-së po trajnohen në Shqipëri

14 nëntor 2024 | 22:56

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të Farkës në Shqipëri.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës pasi kanë përfunduar pjesën teorike, të asistuar nga instruktorët e Forcave Ajrore të Shqipërisë po kryejnë fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterë “Cougar”.

“Në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë, roli i Shqipërisë është i pazëvendësueshëm dhe bashkëpunimi ndërmjet të dy shteteve është prioritet i yni. Në punë të përbashkëta sukseset gjithnjë janë të garantuara !.”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur…