Piloti 19-vjeçar vdes si pasojë e aksidentit
30 maj 2021
| 12:56
Jason Dupasquier ka vdekur në moshën 19 vjeçare.
Piloti zviceran i Moto GP3, Jason Dupasquier ka pësuar një aksident të rëndë në Mugello të Italisë dhe i është nënshtruar operimeve. Ai u përplas me shpejtësi të lartë me dy pilotë të tjerë dhe u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin Careggi.
Dupasquier fillimisht pati një ndërhyrje neurologjike ne tru e pastaj iu desh që gjatë natës t’i nënshtrohet një ndërhyrje në zemër. Mirëpo, gjatë orës 12 të ditës së sotme, Dupasquier ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti i rëndë. Dupasquier ishte 19-vjeçar në kohën e vdekjes.