Piloti italian bën histori duke fluturuar me aeroplan përmes dy tuneleve (Video)
05 shtator 2021
| 16:15
Piloti italian Dario Costa shkroi një kapitull të ri në historinë e aviacionit duke fluturuar me një aeroplan përmes dy tuneleve rrugore në Autostradën Veriore Marmara të Turqisë.
Costa kaloi përmes tuneleve me shpejtësi mesatare prej 245 km/orë, duke vendosur një rekord botëror. Piloti i guximshëm fluturoi me më pak se një metër mbi tokë duke përshkruar 2.26 km.