Piloti italian, pas rrëzimit: Jam me fat që e kam ende krahun

24 qershor 2021 | 15:55

Sezoni 2021 nuk ka qenë shumë pozitiv për pilotin italian të KTM në MotoGP, Danilo Petrucci.

Në garën e fundit ai ishte protagonist i një rrëzimi që në xhiron e parë, kur pas disa kthesash motori i tij doli jashtë pistës bashkë me atë të Alex Marquez.

Petrucci, 23 pikë këtë sezon, duke komentuar këtë situatë, bën një rrëfim tronditës: “Kur më nxorën jashtë pistës isha i pafat. Gjithsesi, jam me fat që e kam ende krahun, pasi motori i Alex më hipi sipër krahut të djathtë gjatë rrëzimit dhe daljes nga pista”. Piloti italian shprehet se ka pasur dhimbje pas garës si pasojë e rrëzimit dhe faktit se pesha e motorit të rivalit ishte mbi krahun e tij. “Tani jam më mirë, nuk kam më dhimbje dhe do të jem normalisht në pistë në garën e radhës”, ka shtuar Petrucci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur rreth raportit të…