Piloti Neshat Ibrahimi i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se kësaj partie i është bashkuar piloti i parë kosovar i pasluftës i aviacionit civil, Neshat Ibrahimi.
Kurti përmes një njoftimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me profesionistë të tillë si Neshati, Lëvizja Vetëvendosje udhëton me saktësi e shpejtësi drejt ndryshimeve të nevojshme për shoqërinë e vendin tonë.
Postimi i plotë i Kurtit:
Bashkë me Kryetarin e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë dhe anëtarin e kryesisë sonë, Arben Vitia, sot, mirëpritëm anëtarësimin në Lëvizjen tonë të z. Neshat Ibrahimi, i cili është piloti i parë kosovar i pasluftës i aviacionit civil. Neshati filloi akademinë e aviacionit civil në RWL të Gjermanisë në vitin 2000, dhe, në vitin 2003 e ka përfunduar atë e u licencua si pilot komercial i aviacionit civil. Gjatë viteve 2003-2007, ai ka qenë pilot në Boeing 737 në Kosova Airlines, pastaj nga viti 2007 e deri më sot, është pilot në Lindje të Mesme në kompani ajrore me renome botërore. Tash, është avancuar aty si kapiten i avacionit civil në Airbus 320. Deri më sot, Neshati ka pasur përvojë si kapiten në Boeing 787 Dreamliner, dhe, që nga viti 2017, është kapiten në aeroplanin më të avancuar në aviacionin civil, Airbus A350.
Gjatë karrierës së tij, Neshati ka fluturuar në të gjitha kontinentet e botës, dhe, ka një përvojë prej mbi 12.000 orë fluturimi, që i bie të sillesh rreth botës 265 herë! Me profesionistë të tillë si Neshati, Lëvizja udhëton me saktësi e shpejtësi drejt ndryshimeve të nevojshme për shoqërinë e vendin tonë.