Piloti nga Kosova që i ndihmoi srebrenicasit e izoluar 27 vjet më parë
11 korrik 2022
| 08:54
Sot janë bërë 27 vjet nga masakra e Srebrenicës në Bosnjë e Hercegovinë, masakër kjo e cila është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në luftën e Bosnjës morën pjesë edhe disa shqiptarë.
Prej tyre është edhe Halit Mazreku, i cili shërbente si pilot-teknik i helikopterëve në ushtrinë boshnjake, përcjell Klankosova.tv.
Gjatë kohës sa Srebrenica ishte prej zonave të izoluara, ai ishte pjesë e ekipit i cili përmes korridoreve ajrore i çonte ndihmë popullatës atje.
Civilëve këta sa mundën u dolën në ndihmë edhe gjatë ditëve kur po kryhej gjenocidi serb ndaj tyre.
Mazrekaj thotë se ndërhyrja me kohë e ndërkombëtarëve do të parandalonte këtë krim të kryer ndaj popullit boshnjak.
Ndiqeni kronikën e përgatitur më 11.07.2021: