Piloti shpëton jetën e 89 personave, bën ulje emergjente në aeroplanin pa rrota (Video)
Një pilot i Myanmarit ka shpëtuar jetën e 89 personave, pasi ka bërë një ulje emergjente në aeroplanin pa rrota, sipas një zyrtari.
Një video e paverifikuar është duke qarkulluar në rrjete sociale, e cila shfaq një zbritje emergjente heroike, përpara se “hunda” e avionit të zvarritej dhe ta ndalonte atë.
Piloti ka provuar një procedurë emergjente rezervë për të nxjerrë rrotat, por që rezultoi pa sukses.
Video me sa duket është realizuar nga një nga pasagjerët dhe postimi në internet ka treguar një evakuim urgjent , por të sigurt të pasagjerëve dhe të ekuipazhit.
Aerodynamical braking meaning that you can keep the nose up until to the point of complete stop the pilot can safely touch the nose down without causing a major incident using this technique.
— Geo Politic News (@GeoPoliticNews1) May 12, 2019