
Pilotin e zë gjumi, avioni humb rrugën
27 nëntor 2018
| 17:21
Një aeroplan i vogël e tejkaloi destinacionin e tij në Australi me pothuajse 50 km (30 milje) pasi pilotin e zuri gjumi, thonë zyrtarët e sigurisë ajrore.
Piloti ishte personi i vetëm në bordin e fluturimit të mallrave nga Devonport në King Island në Tasmania.
Incidenti, i klasifikuar si një rast i “paaftësisë”, po hetohet nga Zyra Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB).
Aeroplani Piper PA-31, i drejtuar nga Vortex Air, kishte për detyrë të përfundonte udhëtimin prej 240 km në ora 07:15.
“Gjatë fluturimit, piloti ra në gjumë, duke bërë kështu që avioni të kapi King Islandin për 46 kilometra,” tha ATSB në një deklaratë të shkurtër.