Pilotit i bie të fikët gjatë fluturimit, avioni ulet në Selanik

28 gusht 2022 | 13:57

Një aeroplan i kompanisë “Jet2” që po kryente fluturimin Birmingham-Antalia pak ditë më parë, ka bërë një ulje të detyruar në Selanik për shkak të gjendjes së keqe të pilotit.

Derisa avioni ishte në lartësinë 30 mijë këmbë, stjuardesat kanë informuar pasagjerët se pilotit i kishte rënë të fikët.

Incidenti ka ndodhur më 23 gusht teksa avioni ishte ngritur nga aeroporti i Birminghamit, por nuk është bërë me dije menjëherë.

Një pasagjer në fluturimin “LS1239” ka thënë për “Birmingham Live” se kaosi ka filluar kur avioni ka përjetuar turbulenca gjatë fluturimit.

“Ndërsa ishim ulur të gjithë, vumë re se diçka po ndodhte në pjesën e përparme të avionit. Menduam se dikush ishte plagosur në tualet ndërkohë që kishte kaos”.

“Na u tha se do të zbarkojmë në Greqi për shkak të një urgjence mjekësore”, ka thënë ai.

Një zëdhënës i “Jet2” ka thënë për incidentin: “Fluturimi ‘LS1239’ nga Birmingham për në Antalia u devijua drejt aeroportit të Selanikut si masë paraprake të martën më 23 gusht për shkak të gjendjes së keqe të një prej pilotëve”. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci,…