Pilotit rus i bllokohen llogaritë  

11 mars 2022 | 12:57

Piloti rus i Formula 1, Nikita Mazepin, është në listën e personave që Bashkimi Evropian do të ndërmarrë sanksione të ashpra si pasojë e luftës në Ukrainë. BE-ja do t’u bllokojë të mirat materiale e financiare.

Nikita Mazepin është djali i oligarkut rus Dmitri Mazepin, pronari i kompanisë Uralkali dhe të dy kanë përfunduar në listën e zezë të Bashkimit Evropian.

Sipas BE-së, ata janë përfshirë në sektorë ekonomikë që furnizojnë financiarisht Federatën Ruse. Mazepin është përjashtuar së fundi nga makina amerikane Haas dhe për këtë arsye ka hedhur në gjyq ish-ekipin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, Markijan Lubjivski, ka…