Pilotojnë të njëjtën makinë por është 69 pikë pas shokut të skuadrës, Perez zbulon problemin

22 qershor 2023 | 14:19

Max Verstappen po dominon botërorin e Formula 1 me makinën Red Bull Racing, por nuk është e njëjta histori me shokun e tij të skuadrës Sergio Perez. Ai vuan shumë në pistë dhe nuk arrin të ndjekë ritmin e holandezit, duke humbur shumë terren në renditje: -69 pikë.

Duke folur për vështirësitë që po has këtë seozn, Perez sqaron: “Momenti që has më shumë vështirësi aktualisht është ai i frenimit të makinës, që më pengon të fitoj ato të dhjetat për të qenë më i shpejt në pistë. Ndërsa nga ana psikologjike jam në formë”.

“Në dy garat e fundit kam bërë nga një gabim në provat zyrtare që më ka kushtuar shumë, në Montekarlo dhe Kanada, por jam duke punuar shumë bashkë me skuadrën për të dalë nga kjo situatë delikate. Mendoj se më mjafton një fitore për të qenë më pranë Max”, tha Perez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar që të…