Pingpongistët sot garojnë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”
Ekipi i pingpongistëve, konkurrenca e meshkujve e kanë mësuar shortin e garave në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku dhe Mentor Shabani përfaqësojnë pingpongun në “Taragona 2018”. Mahmuti ndodhet në grupin G, së bashku me Ibrahim Gunduz (Turqi), Dogo Carvalho (Portugali) dhe Badush Tosuni (Shqipëri). Edhe këtu do të kemi përballje të garuesve të Kosovës me të Shqipërisë.
Fatih Karabaxhaku është pjesë e grupit H, së bashku me Jesus Cantero (Spanjë), Panagiotis Konstantinopoulos (Greqi) dhe Ibrahim Gunzud (Turqi). Pingpongistët do të garojnë edhe në ekipore, garat e të cilave fillojnë të premten.
Sot zhvillohen duelet individuale, ndërsa dy garuesit tanë fillojnë garat prej orës 11:30.
Grupi G
Ibrahim Gunduz (Turqi)
Dogo Carvalho (Portugali)
Badush Tosuni (Shqipëri)
Kreshnik Mahmuti (Kosovë)
Grupi H
Fatih Karabaxhaku (Kosovë)
Jesus Cantero (Spanjë)
Panagiotis Konstantinopoulos (Greqi)
Ibrahim Gunduz (Turqi)