Pink merr mesazh emocionues nga burri në përvjetorin e 13-të të martesës
10 janar 2019
| 11:08
Carey Hart ka shprehur edhe një herë dashurinë e vet për Pinkun. 43-vjeçari ka uruar në “Instagram” gruan në përvjetorin e 13-të të lidhjes së tyre. “Nuk mund të besoj se është përvjetori ynë i 13 i martesës.
Kush do të kishte menduar që dy të paaftë si ne mund t’ia dalin. Jam shumë mirënjohës për ty. Ne kemi krijuar një jetë dhe familje të mrekullueshme së bashku. Të dua”, ka shkruar Carey.
Pink dhe Carey u martuan në vitin 2003 dhe janë prindër të dy fëmijëve.