Pioli: Asgjë s’ka mbaruar, do të provojmë deri në fund

03 nëntor 2021 | 12:09

Milanit dhe Portos pritet të jetë shumë interesante. Kuqezinjtë e Italisë po gëzojnë formë të mirë në Serinë A, por në Ligën e Kampionëve nga tri ndeshje kanë pësuar tri humbje.

Trajneri Stefano Pioli ende nuk i ka humbur shpresat për kualifikim.

“Do të jemi përballë Portos. Duhet të jemi të përqendruar dhe të luajmë lojën tonë siç dimë të bëjmë në Serinë A. Kemi fatin e keq që kemi rënë në grupin më të vështirë, por justifikime nuk duhet të nxjerrim. Kapacitetin e kemi, por na mungon pak fati. S’duhet të bëmë gabime. Ndodhemi në vendin e fundit me zero pikë dhe kjo gjë na shqetëson shumë. Nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm të shtrëngojmë dhëmbët dhe ta bëjmë maksimumin në këto ndeshje që kanë mbetur. Asgjë s’ka mbaruar ende dhe ne do të provojmë deri në fund. Kemi shumë për të rregulluar dhe do të tentojmë ta nisim ndaj Portos, më pas do të mendojmë për derbin ndaj Interit të dielën sepse e dimë se çfarë na pret”, ka thënë Pioli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka shfrytëzuar…