Pioli: Atalanta e meritoi fitoren

24 janar 2021 | 12:48

Paraqitja më e keqe e Milanit këtë sezon ishte pa dyshim kjo e fundit ndaj Atalantës, në mbyllje të fazës së parë të Serisë A. Skuadra kuqezi megjithatë, është kampione e dimrit, pasi Interi nuk mundi të merrte maksimumin e pikëve në Udinese. Stefano Pioli ka thënë se Atalanta e meritoi fitoren.

“Atalanta është ekipi i vetëm që nuk kemi mundur të mposhtim, meritoi fitoren. Na vjen keq për mënyrën se si e morëm golin e parë, pastaj i dyti mbylli ndeshjen. Nuk duhej të ndodhte kështu, kishte kaq shumë për të luajtur”, ka thënë Pioli.

“Kishim nevojë të bënim më shumë dhe nuk ia dolëm. Ne mund të luajmë më mirë teknikisht, mjaftonte pak më shumë personalitet dhe saktësi. Ne duhet të rifillojmë me shumë besim, kemi treguar se kemi cilësi. Niveli i shtatë më të mirëve në kampionat është cilësor, nëse pragu i intensitetit ulet, kundërshtarët kanë më shumë avantazh”, ka deklaruar Pioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania mbështet dhe ndihmon punën e Zyrës së Prokurorit të…