Pioli: Besojmë në përmbysjen e rezultatit

11 maj 2023 | 10:52

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli ka thënë se Interi luajti më mirë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Tekniku i kuqezinjve beson se me rikthimin e Leaos, Milani do të jetë më i forte dhe mund të përmbysë rezultatin (0-2).

“Interi luajti më mirë se ne në pjesën e parë dhe shënuan dy gola. Deri në minutën e shtatë zikaltërit nuk u futën asnjë herë në zonën tonë. Ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë, por nuk arritëm të shënonim, kjo është diferenca në këto nivele. Më vjen keq, dëshironim një tjetër paraqitje, një tjetër rezultat, por në sfidën e kthimit duhet të besojmë pasi episodet mund të ndryshojnë ndeshjen. Leao? Ne e dimë rëndësinë e tij, sot nuk ishte në kushtet e duhura, pas gjashtë ditësh shpresojmë ta kemi në dispozicion, shpresat janë se mund të jetë”, ka thënë Pioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj,…