![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/pioli-1.jpg)
Pioli: Duhet të kishim bërë më mirë, jemi të zhgënjyer
14 mars 2023
| 12:27
Trajneri AC Milan, Stefano Pioli është ndarë i zhgënjyer pas barazimit që skuadra kuqezi e arriti në përballje me Salernitanën (1-1), në kuadër të Serie A.
“Ishte një mundësi e shpërdoruar. Duhet të kishim bërë më mirë dhe jemi të zhgënjyer për këtë. Duhet të rritemi nëse dëshirojmë të jemi një skuadër në nivel të lartë. Ekipet e mëdha luajnë çdo ndeshje sikur të ishte deçizive”, ka thënë Stefano Pioli.
Pas javës së 26-të, Milan është në vendin e katërt në kuotën e 48 pikëve, 2 më pak se Interi i vendit të dytë.