Pioli: E merituam kualifikimin

19 prill 2023 | 13:00

AC Milan për herë të parë pas 16 vjetësh pritjeje siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Trajneri Stefano Pioli i ka përgëzuar djelmoshat e tij për paraqitjen në sfidën e dyfishtë çerekfinale me Napolin.

“Të gjithë bënë sakrifica, ne luajtëm të bashkuar si ekip. Ne luftuam dhe vuajtëm. E donim kualifikimin dhe e merituam atë. Urime këtyre djelmoshave. Ne jemi të lumtur edhe për fansat tanë, të cilët na kanë mbështetur edhe kur gjërat nuk na shkonin mirë. Ne jemi krenarë për ta”, ka thënë Pioli. Milani u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 28 prill, artistja shqiptare me famë globale Bebe Rexha,…