Pioli: Fitorja ndaj Napolit nuk ndryshon asgjë
03 prill 2023
| 12:08
Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli ka thënë se fitorja ndaj Napolit (0-4) është vetëm një hap para, por nuk do të thotë asgjë për përballjen në Ligën e Kampionëve.
“Fituam një ndeshje të rëndësishme, por është vetëm një hap përpara në këtë fund sezoni. Nuk duhet të kemi eufori, ishte thjesht një paraqitje e mirë kundër një skuadre të madhe, tani mendjen tek Empoli pasi ndeshje të tilla na kanë penalizuar këtë sezon. Ky rezultat nuk do të thotë asgjë për përballjet në Ligën e Kampionëve. Do të jetë një tjetër ambient, tjetër situatë. Kjo fitore do të na jap mundësi të studiojmë më mirë kundërshtarin, por nuk ndryshon asgjë”, ka thënë Pioli.