Pioli: Frikë nga Juventusi? Jo, kam më shumë nga Empoli nesër

11 mars 2022 | 22:51

Milani do të luajë ndaj Empolit në kampionat, për tu konfirmuar në vendin e parë.

Trajneri Stefano Pioli kërkon përqendrim maksimal nga lojtarët e tij, ndërkohë që ka kërkuar të harrohet rivaliteti ndaj Interit apo Juventusit.

Jemi të kënaqur me paraqitjen, por nuk ishte hapi ynë i fundit. I fundit është hapi tjetër. Kam parë një ekip të përqendruar, që u përgatit shumë mirë.

Nuk duhet të fiksohemi pas të shkuarës, por të mendojmë se çdo ndeshje është ndryshe nga tjetra. Duhet të luajmë me vazhdimësi, cilësi dhe ritëm për të nxjerrë në pah karakteristikat tona.

Interi jashtë Champions? Jemi marrë me punën tonë dhe nuk e kemi pasur fokusin te ndeshjet e tjera. Do të jenë 10 ndeshje shumë pranë njëra tjetrës dhe pesë të parat e kampionatit do të përpiqen të marrin sa më shumë pikë. Do jetë një betejë. Duhet të fokusohemi të ndeshja tjetër dhe të japim gjithçka në fushë.

Mendoj se 5 ekipet e para shumë të forta, që mund të bëjnë një seri fitoresh radhazi. Kampionati italian është shumë i vështirë.

Juve e frikshme? Kam frikë nga Empoli nesër. Ne e pamë ndeshjen e parë, ata na krijuan shumë vështirësi dhe duhet të bëjmë një ndeshje të mirë. Nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja ime për të kuptuar rëndësinë e sfidës së nesërme. Përvoja e së shkuarës ka qenë e dobishme, por është e kotë të vazhdosh të shikosh mbrapa”, deklaroi Pioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andriy Shevchenko ka folur rreth situatës së rëndë që është…