Pioli i matur: Nuk jemi favorit për ‘Scudetto’

01 nëntor 2021 | 10:55

AC Milan e fitoi deri ndaj Romës në Seria A me rezultat 1-2, por trajneri Stefano Pioli është shprehur i matur me deklaratën e tij rreth favoritit për titull në Seria A.

Trajneri në fjalë ka thënë se Interi është favorit, por pas nuk janë as Napoli dhe Juventusi.

“Nuk e di sa superiorë jemi, por ky kampionat ka ekipe shumë të forta. Interi është favorit, Napoli është shumë i fortë dhe nuk mendoj se Juve është jashtë loje. Sivjet jemi më të vetëdijshëm se jemi një ekip i fortë që mund të luajmë me mentalitetin tonë, jemi të bindur se mund të fitojmë”, ka thënë Pioli, i cili e lavdëroi edhe sulmuesin Zlatan Ibrahimoviq, duke thënë se sulmuesi me përvojën e madhe po e ndihmon ekipin të rritet.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pikë kalimin kufitar të Vërmicës oficerët doganor kanë parandaluar…