Pioli: Ibra nuk më befason, në garë për titull janë 7 skuadra

08 shkurt 2021 | 08:52

Milani fitoi 4-0 përballë Crotones dhe u rikthye sërish në vend të parë në kampionat. Kuqezinjve ju falën dopietave të Ibrahimovic dhe Rebic. Strategu italian nuk u shpreh aspak i bindur për formën e suedezit që arri shifrën e 501 golave.

“E njoh mirë Ibrën, ajo që po bën nuk më befason aspak. Zlatan është një kampion. Kur është mirë, shënon gjithmonë dy gola. Jemi rritur shumë si skuadër, bravo djemve. Sot jemi të kënaqur, pasi fituam një ndeshje aspak të thjeshtë. Objektivi i Milanit dihet: synojmë të fitojmë çdo ndeshje. Duhet fituar gjithmonë ndeshja e radhës, kjo ka rëndësi.

Mendoj se nuk ka ardhur akoma momenti të merremi shumë më renditjen. Na presin kohëra të vështira, pasi kemi objektiva edhe në Europa League, duam të shkojmë sa më larg.

I qëndroj idesë që shtatë janë ekipet që do të luftojnë për titull. Uroj që Ibrahimovic të vazhdojë në këtë ritëm. Ai është një tip që kujdeset shumë për fizikun e tij“, përfundoi Pioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta Epoka e re sjell ngjarjet për ditën e sotme.…