Pioli: Jemi përballur me skuadrat më të forta në javët e fundit
13 korrik 2020
| 13:49
Milani barazoi 2-2 kundër Napolit në “San Paolo” dhe kjo ishte ndeshja e shtatë radhazi pa humbje për kuqezinjtë mes kampionatit dhe Kupës së Italisë.
“Ishte një ndeshje e vështirë, si për forcën e Napolit dhe për energjitë që shpenzuam kundër Juventusit. Më pëlqeu ekipi në pjesën e dytë, u treguam të aftë të qëndronim në lojë, pavarësisht vështirësive. Jemi përballur me skuadrat më të forta në javët e fundit. Ibra i zemëruar për zëvendësimin? Është normale, ai e dinte që mund të bënim diçka më mirë. Unë kam qenë gjithmonë i bindur për cilësinë e lojtarëve të mi”, ka thënë Stefano Pioli, trajner i Milanit.