Pioli: Kam pritur më shumë ndaj Lazios

27 prill 2021 | 12:49

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se ka pritur me shumë nga skuadra e tij në përballje me Lazion, të cilën kuqezinjët e humben me rezultat 3-0.

“Siç ndodh shpesh në këto lojëra, kundërshtarët tanë dolën më mirë në rastet vendimtare. Ne kemi luajtur më mirë në pjesën e parë dhe kemi pasur mundësitë për të barazuar. Kam pritur më shumë nga skuadra, sepse ne kemi cilësi për të bërë më mirë, por pas golit të dytë u bë më e komplikuar ”, ka thënë Pioli për Sky Italia

Goli i dytë ishte i diskutueshëm, pasi Lucas Leiva dukej sikur e fauloi Hakan Calhanoglun gjatë ndërtimit të aksionit, por gjyqtari i qëndroi vendimit të tij origjinal edhe pasi e pa atë në VAR.

“Sinqerisht nuk e kuptoj se si kjo nuk u dha si faull ndaj Calhanoglut. Ai shkoi ta shihte përsëri, nga përsëritja është e pamundur të thuash Leiva nuk e kap Calhanoglu dhe e humbet topin tërësisht”, ka shtuar trajneri i Milanit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, duke iu referuar…