Pioli: Kemi stërvitur edhe penalltitë
18 prill 2023
| 16:40
Milani po përgatitet për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit. Në ndeshjen e parë, Milani fitoi, por me një avantazh minimal 1-0.
Trajneri i ‘kuqezinjve’, Stefano Pioli e ka bërë të qartë se ai pret gjithçka në këtë takim, madje ka treguar që janë përgatitur edhe për penallti.
“Ne kemi një avantazh të lehtë, por Napoli shënon mesatarisht tre gola për ndeshje në Ligën e Kampionëve, kundërshtar shumë i fortë. Ne stërvitim goditjet e penalltisë, por këtë e bëjmë para çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve”, tha ai për ‘ITASportPress’. Ndeshja Napoli – Milan zhvillohet sot, nga ora 21:00.