Pioli: Kjo fitore na jep shumë besim

15 shkurt 2023 | 12:30

AC Milan ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme në përballje me Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli ka lavdëruar lojtarët që drejton për paraqitjen në ndeshjen ndaj klubit anglez, duke thënë se kjo fitore i jep Milanit më shumë besim.

“Ishte një ndeshje e vështirë, ashtu siç e prisnim. Zhvilluam ndeshjen që duhet të bënim, me vendosmëri dhe më shumë punë në grup. Ishte një ndeshje e luftuar me shumë aspekte pozitive, por mund të shënonim ndonjë gol më shumë me De Ketelaere dhe Thiaë, por edhe ata na vendosën në vështirësi, mbi të gjitha me topa të ndalur. Ky ishte vetëm hapi i parë, i dyti do të jetë më i vështirë, por kjo paraqitje na jep më shumë besim. Kemi kaluar një muaj të vështirë, por jam i bindur se drejtoj një grup special”, ka thënë Pioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se…