Pioli: Kualifikim i merituar, tash presim shortin

09 mars 2023 | 10:40

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se kualifikimi i skuadrës kuqezi ishte plotësisht i merituar për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pas barazimit pa gola ndaj Tottenhamit.

“Ne bëmë mirë. Ne i kërkuam skuadrës të luante me karakter dhe ne mund të kishim më shumë posedim në pjesën e parë, për të qenë i sinqertë. Nuk e lëshuam kurrë. Është një kualifikim plotësisht i merituar duke marrë parasysh mënyrën se si luajtëm në të dy ndeshjet. Duhet ta bëjmë hap pas hapi. Ishte e rëndësishme para së gjithash kalimi i fazës së grupeve, një përmirësim nga sezoni i kaluar, tani presim shortin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Pioli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani në orën 14:10 e pret në takim…