Pioli: Ky grup është më i mirë se ai i ‘Scudetto’-s

03 nëntor 2023 | 16:40

AC Milan do të përballet me Udinesen në Seria A. Trajneri Stefano Pioli foli në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshje, duke iu kthyer kritikave të periudhës së fundit dhe problemeve të supozuara të kohezionit të grupit kuqezi.

“Mund të kem dyshime për strategjitë dhe lojtarët për të vendosur, por për një gjë jam i sigurt, nuk kam pasur kurrë një grup kaq koheziv dhe të disponueshëm si ky, as në vitin kur fituam kampionatin. Është diçka që ndodh rrallë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë, sepse grupi është fantastik nga pikëpamja e disponueshmërisë dhe qëndrimeve. Për këtë arsye ne duhet të përmirësojmë performancën tonë nga pikëpamja teknike dhe vendosmëria, sepse në pjesën tjetër nuk do të kemi kurrë probleme. Unë flas gjithmonë me lojtarët, ne gjithmonë kërkojmë zgjidhje brenda për t’u përmirësuar”, është shprehur Pioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka lëshuar një…