Pioli: Ky nuk mund të jetë Milani i vërtetë
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka pranuar se skuadra e tij gaboi në gjithçka që prej fillimit të ndeshjes e deri në fund ndaj Atalantës (5-0).
Josip Iliqiqi me dy gola, Alejandro Gomez, Mario Pasaliq dhe Luis Muriel me nga një i ndihmuan Atalantës ta shkatërrojë Milanin dhe ta mbyllë në mënyrë festive vitin 2019 të dielën në Bergamo. Milani e mbylli vitin 2019 me humbjen më të thellë në histori të klubit që prej vitit 1998, kur ishte dërrmuar 5-0 nga Roma.
“Është e qartë se ky nuk mund të jetë Milani i vërtetë, sepse ne treguam paraqitje të forta në ndeshjet e kaluara. Edhe ne duhet ta marrim një pjesë të fajit, sepse bëmë gabime dhe duhet të punojmë. Këta nuk mund të jemi ne”, ka thënë Piolo. “E nisëm ndeshjen pa përkushtimin e duhur dhe pa mprehtësi. Kur e ke qasjen gabim, është e vështirë të rikthehesh. I lejuam shumë hapësirë Atalantës, e cila është në mesin e skuadrave më të mira në Itali, madje edhe në Evropë sa i përket intensitetit dhe agresivitetit”, ka shtuar Pioli.