Pioli: Lojtarët nuk u bindën skemave që u kërkova
AC Milan pësoi humbje nga Torino në Serie A me rezultat 2-1. Trajneri i Milanit, Stefano Pioli pas kësaj humbje i ka kritikuar futbollistët e tij për humbjen, teksa ka thënë se Torino e meritoi plotësisht fitoren.
“Pësuam dy gola shumë shpejtë dhe u demoralizuam totalisht. Ne u përpoqëm te reagonim, por nuk ishim mjaftueshëm cinik. Lojtarët nuk u bindën skemave që u kërkova. Torino bëri një ndeshje të mirë, na vendosi në vështirësi dhe e meritoi fitoren. Sulmi nuk funksionoi siç unë doja dhe kishim pak thellësi, sidomos në pjesën e dytë”, ka thënë Pioli.
“Do të qëndrojmë në Millanello, sepse duhet të dalim direkt nga ky moment, për të lënë pas këtë humbje. Duhet të shkojmë me mentalitetin e duhur ndaj Salzburgut dhe duhet të kualifikohemi, këtë e kanë të qartë edhe lojtarët”, ka deklaruar Pioli.