Pioli: Na vjen keq që largohemi nga Evropa

08 dhjetor 2021 | 12:38

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se i vjen keq se skuadra kuqezi është eliminuar nga Evropa.

Ai ka bërë me dije se tash forcat Milani do t’i përqendron në kampionat dhe Kupë.

“Na vjen keq që largohemi nga Evropa por e dinim që do të ishte e vështirë. Na duhej më shumë ritëm dhe kualitet por për fat të keq nuk i kishim. E lëvizëm topin lehtë dhe ishim pak preciz. I dhuruam dy gola dhe në këto nivele nëse nuk shprehesh në maksimum nuk ia del. Tani vëmendja në Serie A? Ne dëshironim të shkonim më tej në Evropë, ky ishte objektivi jonë, tani duhet të jemi të zotë të përqendrojmë forcat në kampionat dhe Kupë”, ka thënë Pioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Abdullahu Ka kohë që LV-ja e ka kuptuar që…