Pioli: Ndaj Dortmundit do të jetë një përballje e vështirë

04 tetor 2023 | 10:31

AC Milan do të përballen në “Signal Iduna Park”, me “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, në përballjen e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve, të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Stefano Pioli para ndeshjes nuk e ka nënvlerësuar aspak kundërshtarin, duke kujtuar dhe faktin se Borussia prej dy vitesh tashmë është e pamposhtur në “shtëpinë” e saj, në Ligën e Kampionëve.

“Do të jetë patjetër një ndeshje e rëndësishme nga pikëpamja e turneut. Por pas kësaj do të mbeten edhe katër raunde, kështu që të katër skuadrat do të kenë ende shpresa për kualifikim nga grupi. Ndeshja nuk do të jetë vendimtare, por do të jetë e rëndësishme. Borussia nuk ka humbur në shtëpi në Ligën e Kampionëve për gati dy vjet, kështu që ne e dimë se çfarë ndeshje të vështirë kemi përpara”, ka deklaruar Pioli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata në Beograd e ka liruar Millan Radoiçiqin nga mbajtja,…