Pioli para ndeshjes me PSG-në: Ata janë të fortë, por nuk do ta kenë të lehtë
AC Milan është në mes të një krize dhe në Ligën e Kampionëve tashmë janë me një këmbë jashtë. Mes momentit të vështirë, rikuperimeve të të dëmtuarve dhe ndeshjes ndaj PSG-së në “San Siro”, Stefano Pioli flet në prag të ndeshjes që mund të ndryshojë sezonin e kuqezinjve.
Çfarë duhet të shojë Milani për të bërë më mirë?
I kemi zhgënjyer të gjithë, në radhë të parë veten. Duhet të bëjmë të kundërtën e asaj që bëmë në ndeshjen e fundit, por duhet ta bëjmë në fushë. Ekipi është i vëmendshëm, i gatshëm dhe me cilësi.
Pse Milani është shembur muajin e fundit?
Paguam shumë për disa rezultati si kundër Juventusit dhe Napolit, pastaj patëm një paraqitje të keqe kundër Udineses.
Çfarë ju mësoi ndeshja e Parisit?
Se ne duhet të ruajmë një nivel shumë të lartë të vëmendjes në të dyja fazat e lojës. PSG është një ekip që mund të të godasë në çdo kohë, por mund të të japë edhe diçka. Ne duhet të jemi më të mirë në shfrytëzimin e mundësive tona kur ato vijnë.
Si e mundi PSG-në dhe si e ndaloni Mbappe?
Ata janë një ekip shumë i fortë, por edhe ne jemi. Duhet të vëmë në lojë atë që dimë të bëjmë, do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, por edhe për ta. Ne luajmë në shtëpi dhe duhet të japim gjithçka.
Çfarë ju thanë drejtuesit e klubit?
Në këto momente nuk janë fjalët ato që bëjnë diferencën por sjelljet. Klubi po më jep gjithçka në dispozicion për të punuar sa më mirë, rezultatet negative janë përgjegjësia ime.