Pioli: Pas 2 gushtit vendoset e ardhmja e Ibrahimoviqit
24 korrik 2020
| 14:33
Vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e sulmuesit Zlatan Ibrahimoviq. Lidhur me këtë temë ka folur trajneri i Milanit, Stefano Pioli.
Ky i fundit ka bërë me dije se pas 2 gushtit do të merret vendimi për sulmuesin suedez.
“Ardhja e tij rezultoi thelbësore. Duhet parë nëse ekziston vullneti për të vijuar ky bashkëpunim, por fillimisht le të mendojmë për të mbyllur sa më mirë sezonin. Pas 2 gushtit do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Pioli.
(V.Z / Epoka e re)