Pioli, pas titullit në Serinë A, synon Superkupën

17 janar 2023 | 13:58

Superkupa e Italisë është një tjetër trofe pas titullit në Serie A që e dëshiron trajneri i Milanit, Stefano Pioli. Nesër skuadra kuqezi luan në finale ndaj Interit.

“Të fitosh është shumë e rëndësishme. E nisëm vitin e shkuar ndërsa tani duhet t’i japim vazhdimësi, kjo do të thotë të përforcojmë mentalitetin tonë si fitues. Java e fundit nuk ishte më e mira, por nesër është një tjetër histori, është një derbi, është vetë historia. Nëse në mes i fut dhe një trofe i shton edhe më shumë vlerën kësaj ndeshje”, ka thënë Pioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar…