Pioli: Për të fituar duhen përforcime

29 maj 2023 | 12:25

AC Milan shpëton sezonin një xhiro përpara fundit, lojtarët e Stefano Piolit siguruan matematikisht një biletë për në Ligën e Kampionëve.

Milani e kthen në festë transfertën përballë Juves, thyen 0-1 “Zonjën e Vjetër” duke blinduar vendin e katërt në Serie A.

Trajneri Stefano Pioli bën bilancet e sezonit: “Liga e Kampionëve na ka dhënë më shumë se pritej këtë sezon, por më pas na la një shije të lidhur pasi dolëm jashtë nga Interi. Në kampionat mund të bënim diçka më shumë, por ky ishte viti i parë që konkurronim në dy fronte. Të mos harrojmë që duhet të bënim pa Maignan për pesë muaj. Gjithsesi, të shijojmë këtë arritje dhe të mendojmë për sezonin e ri, baza është solide, por për të fituar duhen përforcime”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së…