Pioli: Porto skuadër e rrezikshme, Ibra nuk luan titullar
Pas fitores me përmbysje ndaj Veronës 3-2 në kampionat, Milani rikthehet të luajë në Champions, ku do të sfidojë në transfertë skuadrën e Portos.
Në vigjilje të këtij takimi në konferencën e zakonshme për shtyp është shfaqur trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli i cili ka analizuar këtë takim:
Ndeshja ndaj Portos – “Do të jetë një ndeshje sa taktike po aq dhe fizike. Do të kemi përballë një kundërshtar solid me një trajner me një skuadër të përgatitur”.
Milani ndaj Portos – “Çdo ndeshje ka rëndësinë e saj. Çdo ndeshje ka përgatitjen e saj dhe kundërshtarët ndryshojnë. E kemi studiuar Porton, shpresojmë që këto përgatitje të jenë aq të suksesshme”.
Ibrahimoviç – “Ndihet më mirë , por nuk është në gjendjen më të mirë për të luajtur si titullar”.
Porto – “Është një skuadër e kompletuar, kompakte në të gjitha repartet. Lojtari i tyre Dias më ka impresionuar me kualitetin dhe shpejtësinë e tij , është një lojtar që do të duhet të marrë në konsideratë nga faza jonë difensive”.
Milani në Champions – “Do të duhet që të jemi gjithmonë të përqendruar dhe efikas në çdo situatë. Kujdesi duhet të jetë maksimal kur kemi topin ne në qarkullim për vetë faktin e dinamikës dhe të rrezikshmërisë, po ashtu edhe në fazën difensive. I kemi humbur të dyja ndeshjet e para, për shkak të këtyre faktorëve”.