Pioli: Ronaldo është superior ndaj Messit

23 shtator 2024 | 15:17

Stefano Pioli u largua nga AC Milan në fund të sezonit të kaluar, ndërsa tashmë do të vijojë karrierën te Al Nassr aty ku gjen Cristiano Ronaldon.

Në konferencën për shtyp, trajneri i njohur u pyet se kush është më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

“Mendoj se Cristiano Ronaldo është superior ndaj Lionel Messit, ai numëron më shumë gola sesa ndeshje”, ka thënë Pioli, i cili tani ka në skuadër CR7-tën. Al Nassr synon që këtë sezon të fitojë titullin kampion në Arabi, rivali kryesor është Al Hilal.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dibran Demaku Avioni i linjës ajrore Lajpcig - Stamboll sapo…