Pioli Ta harrojmë fitoren ndaj Napolit, fokusi në ndeshjen e radhës

06 prill 2023 | 17:11

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Empolit, që vjen në një moment vendimtar për fatin e sezonit të kuqezinjve. Strategu italian kërkon që skuadra e tij të qëndrojë me këmbë në tokë pas suksesit ndaj Napolit.

“Bëmë një fitore të rëndësishme në Napoli, por ajo duhet të na shërbejë për të luajtur në atë nivel gjithmonë. Duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme. Nesër do të luajë formacioni më i mirë për mua. Në 12 ditët e ardhshme do të luajmë 4 ndeshje shumë të rëndësishme, do të bëj disa ndryshime”, ka thënë Pioli.

“Situata e Berlusconit? Jemi të gjithë të shqetësuar, edhe pse nuk kemi lajme shumë të sakta. I qëndrojmë pranë dhe shpresojmë që të kthehet sa më shpejt në stadium edhe për të parë Milanin”, ka shtuar Pioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mira Murati, inxhinierja shqiptare që drejton zhvillimin e teknologjisë që…