Pioli: ‘Vajton’ barazimin ndaj Bolognas
05 prill 2022
| 11:42
Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli e ka pranuar se barazimi ndaj Bolognas (0-0) është një mundësi e humbur për kuqezinjtë, por e ka hedhur poshtë sugjerimet se skuadra e tij po vuan nga presioni i të qenit lider.
“Është lehtë të analizohet ndeshja e së hënës. Nuk ishim në gjendje të gjenim momentin e duhur, topin e fundit, kthesën, goditjen që mund ta ndryshonte. Bëmë gjithçka tjetër. E përjashtoj krejtësisht idenë se ishte çështje psikologjike. Skuadra luajti me karakterin e duhur, temperamentin dhe mentalitetin, madje edhe me cilësi deri në fazën finale. Ekipi im ka dëshmuar se është gjallë dhe po godet, ka cilësi dhe meriton të jetë aty duke sfiduar deri në fund”, ka thënë Pioli për “Sky Sport Italia”.