Pioli: Vendi i katërt nuk mjafton për Milanin
Stefano Pioli vuri në dukje se një përfundim në top katërshe është vetëm ‘objektivi minimal’ për Milanin përpara ndeshjes së tyre jashtë vendit me Atalantën.
Kuqezinjtë kanë filluar të shkundin formën e tyre të dobët, duke fituar radhazi ndaj Fiorentinës dhe Frosinones, dhe tani janë vetëm gjashtë pikë prapa liderit të ligës, Interit, pas 14 ndeshjesh.
Presioni ka filluar të rritet mbi Piolin, por pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka ruajtur besimin te trajneri, i cili i solli Scudetton vetëm dy vjet më parë. Pavarësisht kësaj, sezoni i tyre zhgënjyese në Ligën e Kampionëve këtë sezon lë ende një shije të hidhur.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Pioli fillimisht diskutoi pozicionin e Milanit në këtë fazë të sezonit të tyre dhe qëllimet e tyre të ardhshme.
“Kanë mbetur ende shumë ndeshje për të bërë renditjen përfundimtare, por është e qartë se konsistenca e rezultateve nuk mund të mungojë dhe kjo është ajo që ne kërkojmë, është objektivi ynë i madh”.
“Një tjetër mundësi e madhe nesër. Objektivi minimal është të përfundojmë në katërshen e parë, por ne duam të bëjmë diçka më shumë”, ka thënë Pioli.