Pippen: Bryanti ishte më i mirë se Jordani

27 maj 2020 | 18:02

Scottie Pippen ka ndezur polemika, duke pretenduar se Kobe Bryant ishte një basketbollist më i mirë se ish shoku i tij i skuadrës Michael Jordan.

Dy ish-lojtarët e Chicago Bulls morën pjesë në dokumentarin ‘The Last Dance’ për Jordanin.

“[Kobe] u përpoq aq shumë për të qenë Michael Jordan. Kur kthehem dhe shikoj videot e tij i them vetes: ai ishte më i mirë se Michael Jordan”.

“Ai punoi aq shumë. Ky fëmijë doli nga shkolla e mesme. Kobe ishte një djalë shumë inteligjent dhe ai besonte në përpjekjen për të qenë më i miri. Unë me të vërtetë e urrej që ne nuk i thamë se sa i shkëlqyeshëm ishte ai”, ka thënë Pippen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje e rëndë kishte ndodhur në fshatin Bërnjak të…