
Pique mungon 10 ditë
03 dhjetor 2019
| 14:50
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është lënduar në ndeshjen derbi mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Gjiganti i mbrojtës është dashur të lerë fushën shtatë minuta pa përfunduar ndeshja dhe pritet të mungojë dhjetë ditë. Pique pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e “El Classico”-s më 18 dhjetor.
/Epoka e re/