Pique mungon ndaj Portugalisë?
12 qershor 2018
| 16:24
Kur kanë ngelur edhe 4 ditë nga debutimi i Spanjës në Botëror, trajneri Lopetegui, ka marrë lajmin e keq për sa i përket qendërmbrojtësit Pike.
Ai është dëmtuar në gju gjatë seancës stërvitore dhe është detyruar të largohet para kohe.
Prania e mbrojtësit të Barcelonës në superndeshjen ndaj Portugalisë kampione në fuqi të Europës është vënë ndjeshëm në dyshim. Pritet që ai të zëvendësohet nga Aspilikueta. Kjo është mungesa e dytë në mbrojte për Spanjën, pasi skuadra iberike nuk do të ketë në dispozicion as Karvahal.