Pique nuk mendon për pension

16 dhjetor 2021 | 14:50

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk do të pensionohet në fund të edicionit.

Spanjolli është duke pasur kohë të vështirë me Barcelonën që ka marrë rezultate negative, derisa edhe paraqitjet e lojtarit kanë pasur rënie. Tani, në moshën 34-vjeçare, Pique është në fundin e karrierës dhe raportohej se këtë verë do pensionohej nga futbolli.

Sipas ‘Sport’, përfaqësuesit e Piqeu nuk janë duke e menduar pensionimin për këtë fazë. Pique mbetet në kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024 dhe shpreson të përmirësojë formën nën urdhrat e Xavi Hernandez.

Spanjolli në ndeshjen e radhës në vikend nuk do luajë shkaku i suspendimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Giannis Antetokounmpo nuk do të luajë kundër Indiana Pacers dhe…