Pique: Shpresoj që Barcelona ta fitojë Ligën e Kampionëve
05 shkurt 2025
| 11:12
Ish-lojtari i Barcelonës, Pique foli për Champions League, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Shpresoj që Barça të fitojë Champions. Mendoj se ata kanë bërë një fazë të parë të shkëlqyer, duke përfunduar të dytët pas Liverpoolit. Besoj mund të fitojmë këtë vit”.
I pyetur se a është edhe Interi ndër favoritët, Pique është përgjigjur: “ Po ia dalin shumë mirë deri tani. Të shohim nëse mund të shkojnë larg”.