Pique tradhtoi Shakirën me nënën e shokut të skuadrës

02 qershor 2022 | 15:51

Sot dhe dje u përfol shumë në rrjetet sociale për një krizë të mundshme të lidhjes në mes të futbollistit Gerard Pique dhe këngëtares Shakira.

Madje, u tha se mbrojtësi spanjoll e ka tradhtuar këngëtaren kolumbiane, e cila e ka kuptuar këtë.

E sot, mediet spanjolle kanë shkuar edhe më larg, duke e zbuluar një lajm shokues. Sipas tyre, Pique e ka tradhtuar të dashurën e tij, me të cilën është në lidhje qe 12 vjet dhe me të cilën i ka dy fëmijë, me nënën e bashkëlojtarit të tij, Gavi.

Gjithashtu, bëhet e ditur se super-talenti i Barçës, Gavi nuk ka qenë në dijeni për këtë tradhti. Sipas zhvillimeve të fundit, Pique i ka thënë Shakiras se është i pafajshëm, ndërsa çifti është ndarë përkohësisht pasi po jetojnë në vendbanime të ndryshme.

Ndërkohë, mediat spanjolle kanë shkruar se nëna e Gavit mund të mos ketë qenë arsyeja e ndarjes së çiftit, por një bionde 20 vjeçare, e cila punonte si mikpritëse në evente. Për momentin nuk ka asgjë të konfirmuar dhe të gjitha këto mbesin veç spekulime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë qytetarë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e…